Rast i papërsëritshëm i emigrantëve që kaluan La Manche

Tuneli i La Manche-it që lidh Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar është bërë objekt mbrëmjen e djeshme të një tentative uzurpimi të një numri të madh të paprecedente emigrantësh ndërsa fluksi i refugjatëve vijon në lindje të BE.

387105
Rast i papërsëritshëm i emigrantëve që kaluan La Manche

Rreth 168 mijë emigrantë dhe refugjatë në kërkim të një shteti pritës kanë përshkuar Mesdheun për t’iu bashkuar Evropës në muajin shtator duke shënuar një shifër rekord muajin e kaluar, njoftoi dje Komisariati i Lartë i OKB-së për refugjatët (HCR-ja).

Uzurpimi i padrejtë, i mirë koordinuar i qindra personave që kanë mundur të përshkruajnë rreth 15 kilometra në tunel pa u interceptuar nuk është një rast i përsëritur ndonjëherë, sipas Eurotunnel-it.

Sipas një zëdhënësi, ka mjaft gjasa se ky operacion i mirë studiuar kishte për qëllim të tërhiqte vëmendjen e opinionit publik në lidhje me situatën e mijëra burrave, grave dhe fëmijëve që po vërshojnë në veri të Francës me shpresën e gjetjes së një udhëkalimi drejt Britanisë së Madhe.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme