Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Regjimi i Esadit sulmon me raketa "elefant"

Në sulmin e kryer në qytetin Halep janë vrarë 25 persona ndërsa janë plagosur një numër i madh i të tjerëve.

Regjimi i Esadit sulmon me raketa "elefant"

Avionë të forcave të regjimit të Esadit kanë bombarduar një zonë të kontrolluar nga opozitarët me raketa të tipit "elefant". Nga ky sulm të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë plagosur.

Sipas informacioneve të marra nga personeli i spitalit fushor në Halep thuhet se forcat e regjimit kanë sulmuar tregun e lagjes ShearHalep dhe si pasojë të paktën 25 civilë janë vrarë dhe 40 të tjerë janë plagosur.

Zyrtarët thanë se të plagosurit janë dërguar drejt spitalit fushor në këtë qytet.

Ndërkohë theksohet se grupet e shpëtimit kanë punuar me mjete që kanë gjetur pranë për nxjerrjen e viktimave dhe të plagosurve nga gërmadhat e shkaktuara si pasojë e sulmit.

Zyrtarët thonë gjithashtu se gjendja e shumë të plagosurve është e rëndë dhe se spitali ka nevojë urgjente për medikamente dhe gjak.

Ekipet civile të shpëtimin thonë se regjimi ka sulmuar me raketa të njohura si "elefant".

Për shkak të sulmit të regjimit në një vend të populluar si tregu Shear me raketë "elefant" gjendja pas sulmit ishte kaotike.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme