Indi – 82 të vdekur nga shpërthimi i një bombole gazi

Të paktën 82 persona u vranë si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një restorant në shtetin qendror Madia-Pradesh të Indisë, njoftoi sot policia lokale.

Indi – 82 të vdekur nga shpërthimi i një bombole gazi

Rreth 70 persona u plagosën pasi ndërtesa dykatëshe, ku ishte restoranti, në qytetin Petlavad, u shemb për shkak të shpërthimit.

“Të paktën 82 trupa janë nxjerrë nga rrënojat dhe punëtorët e shpëtimit, të ndihmuar edhe nga banorët e zonës, janë në kërkim për më shumë të mbijetuar”, tha oficeri i policisë lokale, Pankaj Paliya.

“Një bombol gazi shpërtheu në restorant. Viktimat ishin të shumta, pasi restoranti ishte mbushur plot ngaqë shumë persona kishin ardhur për të ngrënë mëngjes”, tha ai.

Media të ndryshme në Indi raportojnë se shpërthimi dëmtoi edhe ndërtesa të tjera në afërsi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme