Snowden fitues i çmimit norvegjez për lirinë e fjalës

Gjatë marrjes së çmimit norvegjez të lirisë së fjalës, ish-kontraktori i shërbimeve sekrete amerikane, Edward Snowden tha se nuk kishte asnjë keqardhje për zbulimin e programeve të mbikëqyrjes në masë që e detyruan atë të emigronte.

Snowden fitues i çmimit norvegjez për lirinë e fjalës

“Ne do t’iu nderojmë si informatorin më të rëndësishëm të kohës sonë”, tha Hege Newth Nouri, kryetarja e bordit të akademisë ”Bjornson”.

Vlera e Çmimit të Bjornsonit është 100 000 korona ose 12 000 dollarë.

Nouri tha se “një karrige bosh në skenë simbolizonte se organizatorët kishin dështuar që të garantoheshin se Snowden nuk do të arrestohej dhe mundësisht të ekstradohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Në motivacionin e saj, juria tha se ”Snowden ka treguar sesi integrimi elektronik i informacionit në botë mund të jetë një kërcënim për integritetin personal dhe gjithashtu mund të përbëjë një kërcënim ndaj lirisë së shprehjes”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme