Austri: Ndalohet një kamion tjetër, 3 fëmijë në gjendje të rëndë

Një kamion i ri u gjend në Austri me 26 emigrantë në bord, ku edhe tre fëmijë të vegjël që vuanin nga dehidratim i rëndë dhe gjendja e të cilëve cilësohet si e rëndë, njoftoi sot policia austriake.

Austri: Ndalohet një kamion tjetër, 3 fëmijë në gjendje të rëndë

“Tre fëmijët e vegjël u dërguan menjëherë në spital, për shkak të gjendjes së tyre shumë të rendë. Nëse udhëtimi do të kishte vazhduar situata do të kishte qenë shumë kritike”, deklaroi një zëdhënës i policisë.

“Kamioni, i ndaluar nga policia transportonte 26 të huaj ilegale që vinin kryesisht nga Siria, Bangladeshi dhe Afganistani, të cilët thonë se po kërkonin të iknin në Gjermani”, sipas policisë.

Ndalimi i kamionit ndodhi në qytetin e Braunau am Inn, pranë kufirit me Gjermaninë, dhe shoferi, me origjinë rumune që kishte refuzuar të ndalonte për një kontroll rutinë, u arrestua.

Ky kamion ndalohet një ditë pas zbulimit të trupave të dekompozuar të 71 personave në një kamion të braktisur në një autostradë në Austri, pranë kufirit me Hungarinë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme