Gjermani - Thyhet rekordi i vitit 1992 në kërkesat për azil

Sipas së përditshmes ekonomike “Handelsblatt”, Gjermania e gatshme të rishqyrtojë parashikimin e saj në lidhje me numrin e kërkesave për azil për vitin 2015 që pritet të rritet deri në 750 mijë, një shifër rekord.

Gjermani - Thyhet rekordi i vitit 1992 në kërkesat për azil

Duke iu referuar burimeve qeveritare, gazeta konfirmon se nga 450 mijë kërkesa për azil të parashikuara, tashmë kjo shifër mund të arrijë këtë vit deri në 750 mijë, një shifër që e tejkalon rekordin e arritur në vitin 1992.

Në vitin 1992 për shkak të luftës në ish-Jugosllavi, Gjermania duhet të merrte në shqyrtim 438,191 kërkesa për azil, sipas statistikave nga Zyra Federale për Refugjatët.

E kontaktuar nga media, zyra as nuk ka konfirmuar as mohuar shifrën e cituar nga “Handelsblatt”, por pritet një konferencë shtypi që do të organizohet nesër ku ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere do të paraqesë shifrën e saktë të kërkesave të rishikuara.

Në fillim të vitit 2015, Agjencia parashikonte 300 mijë kërkesa, por kjo shifër është tejkaluar tashmë në 1 gusht, sipas së përditshmes “Die Welt”, e cila ishte bazuar në procesverbalin e takimit të ministrave të Brendshëm të 16 Landeve (shteteve federale) gjermane.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme