SHBA: Turqia përdor të drejtën e vetmbrojtjes

Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan se nuk pajtohen me pretendimet, që Turqia marrëveshjen e arritur në fushën e luftës kundër DAESH-it, po e përdor për organizimin e sulmeve ajrore kundër organizatës terroriste PKK.

SHBA: Turqia përdor të drejtën e vetmbrojtjes

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby në një dalje publike tha se operacionet kundër organizatës terroriste PKK dhe lufta kundër DAESH-it janë dy çështje të ndryshme, duke rikujtuar edhe një herë se Turqia ka të drejtë të vetëmbrohet ndaj sulmeve terroriste.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit shprehu edhe një herë kënaqësinë për lejimin e përdorimit të bazave ushtarake të Turqisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe anëtarët e tjerë të koalicionit, ndërsa nënvizoi rëndësinë që ka siguria e Turqisë dhe stabiliteti rajonal në kuadër të luftës që po zhvillohet kundër DAESH-it.

“Ne do ta vazhdojmë dialogun me Turqinë për të vlerësuar alternativat në aspektin e metodave më efektive”, u shpreh Kirby.

Në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar në media mbi humbjen e jetëve të civilëve në sulmet ajrore që forcat e koalicionit ndërkombëtar kanë kryer në zonën Atme, Zëdhënësi Kirby tha: “Vazhdojmë të ndjejmë një shqetësim të thellë për sa i takon ndonjë rasti potencial humbjesh në radhët e civilëve”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme