SHBA-të përforcojnë masat për mbrojtjen e aleatëve në Siri

Shtëpia e Bardhë njoftoi të hënën në mbrëmje se do të ndërmarrë përforcime për të mbrojtur aleatët e saj, që luftojnë në Siri.

SHBA-të përforcojnë masat për mbrojtjen e aleatëve në Siri

"Regjimi në Siri nuk duhet të ndërhyjë me veprimet e forcave të krijuara nga SHBA-të për të luftuar organizatën terroriste DAESH, përndryshe masa përforcuese do të ndërmerrem me synim mbrojtjen e aleatëve", njoftoi zëdhënësi Josh Earnest, duke lënë të kuptohet se nën kërcënimin e sulmeve ajrore amerikane mund të jenë edhe forcat besnike të Esadit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të lejojnë sulmet ajrore, në mbrojtje të opozitës së moderuar siriane të trajnuar nga ushtria amerikane përballë rreziqeve të agresorëve armiq, edhe nëse një i tillë do të mund të vijë nga forcat besnike të Presidentit Esad. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë amerikanë.

Vendimi i marrë nga Presidenti Barack Obama, e që mund të thellojë rolin e Amerikës në konfliktin sirian, synon të mbrojë një grup ende të ri luftëtarësh sirianë të armatosur dhe të trajnuar nga SHBA-të e Turqia për të luftuar terroristët e DAESH-it dhe jo forcat besnike të Esadit.

Mirëpo, në luftën e çrregullt civile të Sirisë, DAESH-i është vetëm një prej kërcënimeve, që u kanosen rekrutëve të trajnuar nga aleatët turko-amerikanë. Grupi i parë i forcave të trajnuara nga SHBA-të dhe Turqia është dërguar në veri të Sirinë dhe gjatë së premtes ka rënë pre e një sulmi të militantëve të tjerë të paidentifikuar, duke nxitur të parin sulm ajror nga SHBA-të në mbështetje të tyre, të paktën të njohur deri më tani.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme