Kerry në Singapor për tregtinë e lirë të Transpaqësorit

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, mbërriti sot në Singapor për të përgëzuar marrëveshjen e lëvizjes së lirë Transpaqësor (TC), tri ditë pas dështimit të negociatave mes 12 vendeve anëtare, që përbëjnë 40% të PBB-së globale.

Kerry në Singapor për tregtinë e lirë të Transpaqësorit

Kryediplomati i SHBA-ve ishte i pranishëm dy ditë më parë në një tur në Egjipt dhe në Doha me synim promovimin në vendet arabe të marrëveshjes për çështjen bërthamore të Iranit.

John Kerry u takua një ditë më parë me homologun e Singaporit, Shanmugan përpara takimit me Kryeministrin e qytet-shtetit, Lee Hsien Loong.

Shefi i diplomacisë amerikane pritet të mbajë një fjalim për vlerat, sipas Uashingtonit, të partneritetit ekonomik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Azipaqësorit, një rajon prioritar për politikën e jashtme të Presidentit Barack Obama.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme