Irani: Programi balistik nuk lidhet me rezolutën e OKB-së

Irani do të aplikojë angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore të 14 korrikut, por konfirmoi se rezoluta 2231 e Këshillit të Sigurimit, që miratoi të hënën këtë marrëveshje, nuk lidhet me programin balistik, sipas MPJ iraniane.

383104
Irani: Programi balistik nuk lidhet me rezolutën e OKB-së

"Republika Islamike e Iranit është e vendosur për të aplikuar angazhimet e saj (…) në kuadër të planit global të veprimit të përbashkët me kusht që vendet e grupit P5+1 (SHBA, Rusi Kinë, Francë, Britani e Madhe dhe Gjermani) të zbatojnë gjithashtu angazhimet e tyre, veçanërisht heqjen e sanksioneve dhe shtrëngimet e vendosura kundër Iranit", thuhet në deklaratë.

Ministria iraniane rikonfirmoi gjithashtu angazhimin e saj për të mos kërkuar kurrë prodhimin e armës bërthamore, konform ligjit islamik të liderit suprem, Ali Khamenei, i cili ndalon përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme