Kinë – Tkurrje e import-eksporteve në gjysmën e parë të 2015-s

Tregtia e jashtme e Kinës u tkurr afërsisht 7% në gjashtë muajt e parë të vitit, tregojnë sot të dhënat zyrtare.

Kinë – Tkurrje e import-eksporteve në gjysmën e parë të 2015-s

Sipas autoriteteve doganore kineze, mes janarit dhe qershorit eksportet ishin 11,53 trilionë juanë (1,85 trilionë dollarë), një rënie prej 6,9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Eksportet u rritën me 0,9% dhe importet ranë me 15,5% gjatë të njëjtit gjashtëmujori.

Statistikat për qershorin ishin më pozitive për Kinën krahasuar me ato të vitit të kaluar.

Ato tregojnë një rritje prej 2,1% të eksporteve, më shumë sesa parashikonin analistët dhe rënie prej 6,7% në eksporte, më pak se parashikimi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme