Irak – Vritet një drejtues i lartë i DAESH-it

Në operacionet ajrore të SHBA-së në Irak theksohet se është vrarë një drejtues i lartë i DAESH-it, i dyshuar për përfshirje në sulmin e vitit 2012 ndaj konsullatës së SHBA-së në qytetin Bengazi në Libi.

Irak – Vritet një drejtues i lartë i DAESH-it

Theksohet se në operacionet ajrore të SHBA-së në Irak është vrarë një drejtues i lartë i DAESH-it, i cili dyshohet se ka qenë i përshirë në sulmin e ndërmarrë në vitin 2012 ndaj konsullatës së SHBA-së në qytetin Bengazi në Libi.

Zëdhënësi i Pentagonit, Steve Warren në një deklaratë me shkrim ka theksuar se në sulmet ajrore të ushtrisë amerikane të 15 qershorit në Mosul të Irakut është vrarë shtetasi tunizian Ali Avni el Harzi, i cili është një nga personat e dyshuar për sulmin e 11 shtatorit 2012 ndaj konsullatës në Bengazi, ku humbën jetën 4 shtetas amerikanë, duke përfshirë edhe ambasadorin e SHBA-së në Libi, Chris Stevens.

“El Harzi në të gjithë gjeografinë Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme ka treguar aktivitete të afërta me mbështetësit ekstremistë që kanë lidhje me DAESH-in" , theksoi Warren, dhe shtoi se "me vdekjen e tij, është dobësuar aftësia e DAESH-it për të integruar mbështetës të xhihadit nga Afrika e Veriut për në Siri dhe Irak, dhe gjithashtu në këtë mënyrë është eliminuar një mbështetës i xhihadit, i cili prej një kohe të gjatë kishte lidhje me terrorizmin ndërkombëtar".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme