Mursi dënohet me vdekje dhe burgim të përjetshëm

Sot në Kajro u mbajt seanca gjyqësore e radhës ndaj ish-Presidentit Muhamed Mursi dhe 121 persona të tjerë

Mursi dënohet me vdekje dhe burgim të përjetshëm

Pas dërgimit të dosjeve në myftini të Kajros për të marr mendimin në lidhje me dënimin me vdekje sot në Kajro u mbajt seanca gjyqësore e radhës ndaj ish-Presidentit Muhamed Mursi dhe 121 persona të tjerë.

Në sallën e gjyqit të ngritur në akademinë policore në Kajro ku u mbajt gjykimi i të dyshuarve për “spiunazh” dhe “bastisje të burgjeve”, kanë qenë të pranishëm edhe gazetarët të akredituar, të cilët u morën herët në sallë.

Gjykimi filloi pas vendosjes së të dyshuarve të tjerë dhe të Mursit në kafaze në sallën e gjykimit.

Gjykata Penale e Egjiptit më herët nga myftinia e Kajros kishte kërkuar mendimin në lidhje me dënimin me vdekje të të pandehurve dhe të Mursit, presidentit të zgjedhur egjiptian të larguar nga detyra me grusht shteti, ndërsa tani Mursin e dënoi me burgim të përjetshëm. Ndërkaq gjykata në fjalë në lidhje me padinë ndaj Mursit për “bastisje të burgjeve” këtë të fundit e dënoi me vdekje.

Gjykata vendimin për dënim me vdekje e shqiptoi edhe ndaj liderëve të tjerë të Vëllazërisë Myslimane, Hayrat el-Shatir, Muhamed el-Biltaci dhe Muhamed Abdulaati.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme