Burgim i përjetshëm në mëngjes, dënim me vdekje në drekë

Gjykata egjiptiane konfirmoi sot dënimin me vdekje që ishte dhënë një muaj më parë për presidentin, Mursi, rrëzuar në vitin 2013 nga ushtria, për arratisjen masive të të dënuarve nga burgu gjatë revoltës së vitit 2011 dhe për planifikim të sulmeve.

Burgim i përjetshëm në mëngjes, dënim me vdekje në drekë

Më herët, e njëjta gjykatë dënoi Mursin, i pari president i zgjedhur në mënyrë demokratike, me burgim të përjetshëm për spiunazh.

Më 21 mars, në gjykimin e parë ai ishte dënuar më 20 vjet burg për nxitje të dhunës kundër manifestuesve në vitin 2012. Dënimi me vdekje u konfirmua sot, pasi gjykata kishte marrë mendimin e pakundërshtueshëm të Myftiut të Egjiptit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme