Ish-shefi i sigurimit të Kinës me burgim të përjetshëm

Zhou Yongkang, ish-shef sigurie i Kinës, u dënua me burgim të përjetshëm, pasi u shpall fajtor për korrupsion, abuzim me detyrën dhe zbulim të sekreteve shtetërore.

Ish-shefi i sigurimit të Kinës me burgim të përjetshëm

”Zhousë do t’i privohen përjetë edhe të drejtat politke dhe asetet personale, sipas vendimit të Gjykatës Popullore të Tianjinot”, shtoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Hsinhua.

Zhou u arrestua dhe u përjashtua nga Partia Komuniste vitin e kaluar.

Zhou, 72 vjeç, ishte shef i aparatit të sigurisë, përpara se të dilte në pension përpara tre vitesh.

Ai është zyrtari më i lartë i dënuar gjatë fushatës së presidentit Xi Jinping kundër korrupsionit mes zyrtarëve të partisë dhe qeverisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme