Putin në Itali dhe Vatikan pas kritikave në Gjermani

Presidenti rus, Vladimir Putin mbërriti sot në Milano ku u prit nga kryeministri italian, Matteo Renzi, para një takimi me papa Françeskun, dy raste për drejtuesin e Kremlinit për të thyer izolimin e tij diplomatik.

299509
Putin në Itali dhe Vatikan pas kritikave në Gjermani

Rreth 200 turistë, shumica e të cilëve mbanin flamuj rusë, u mblodhën për të uruar mirëseardhjen e presidentit rus, i cili mbërriti i buzëqeshur, me pothuajse një orë vonesë nga orari i parashikuar.

Kreu i Kremlinit do të vizitojë nën shoqërinë e Matteo Renzit pavjonin e vendit të tij, me rastin e ditës të Rusisë në Expo Milano 2015, dhe atë të Italisë.

Ata do të zhvillojnë menjëherë një takim para se të japin një konferencë të përbashkët shtypi.

Presidenti rus shfaqet në gadishullin italian dy ditë pas kërcënimeve të tjera për riforcimin e sanksioneve nga ana e vendeve të G7-s.

Edhe pse Italia nuk bën pjesë në grupin e ”fajkonëve” përsa i përket marrëdhënieve me Rusinë, Matteo Renzi është një prej nënshkruesve më të ashpër të komunikatës së publikuar të hënën në përfundim të një takimi të drejtuesve të G7-s në Bavari.

Putin do të shkojë në Romë ku do të pritet nga presidenti italian Sergio Mattarella dhe më pas në Vatikan për tu takuar me papa Françeskun me të cilin do të diskutojë për situatën në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, sipas burime të Selisë së Shenjtë.

Në mbrëmje, ai mund t ëtakohet, jashtë axhendës zyrtare, me mikun e tij Silvio Berlusconi, në residencën romane të ish-kryeministrit italian.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme