Egjipt – 26 vende afrikane firmosin traktat për tregtinë e lirë

Drejtuesit e 26 vendeve të Afrikës Lindore dhe Jugore, të mbledhur në Egjipt, do të nënshkruajnë sot një traktat për tregtinë e lirë, që përfshin gjysmën lindore të kontinentit dhe do të lehtësojë qarkullimin e të ardhurave dhe mallrave.

Egjipt – 26 vende afrikane firmosin traktat për tregtinë e lirë

Zona Tripalëshe e Tregtisë së Lirë (Tripartite Free Trade Area – TFTA) do të bëhet një treg i përbashkët, që përfshin 26 nga 54 vendet afrikane.

Nënshkrimi i traktatit do të bëhet në Sharm el-Sheik, vend turistik në Detin e Kuq, me rastin e një samiti të drejtuar nga Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sissi.

Ky samit do të mbledhë vendet e tregut të përbashkët të shteteve të Afrikës Jugore dhe Lindore (Comesa), të Komunitetit të Afrikës Lindore (EAC) dhe Komunitetit për Zhvillimin e Afrikës Jugore (SADC), me më shumë se 625 milionë banorë dhe me një PBB prej më shumë se 1.000 miliardë dollarë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme