Rasmuseni do të merret në pyetje

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Fogh Rasmussen është thirrur për të deponuar për futjen e Danimarkës në luftën e Irakut dhe Afganistanit gjatë kohës që ka qenë kryeministër i vendit.

Rasmuseni do të merret në pyetje

Komisioni i ngritur më 7 nëntor nga qeveria daneze për “Hetimin e Luftërave të Irakut dhe Afganistanit “ vendosi për të marrë deklaratën e zyrtarëve të periudhës në fjalë, ku krahas Rasmusenit bën pjesë edhe ish-Ministri i Punëve të Jashtme të Danimarkës, Per Stig Möller.

Njoftohet se personat në fjalë do të pyeten mbi bazën ligjore dhe motivet e pjesëmarrjes së Danimarkës në luftërat në Irak dhe Afganistan.

Mësohet se vendimi mbi mënyrën e marrjes në pyetje do të merret më vonë.

Kur kishte qenë kryeministër Rasmuseni pjesëmarrjen e vendit të tij në këto luftëra e kishte arsyetuar me deklaratën “regjimi i Sadam Husejnit në Irak zotëron armë kimike dhe kjo përbën një kërcënim për botën”, dhe ky vendim i Rasmusenit ishte bërë objekt debati për një kohë të gjatë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme