Sisi protestohet në Gjermani

Incidenti u jetua gjatë konferencës për shtyp Sisi-Merkel

292821
Sisi protestohet në Gjermani

Pas takimit të Presidentit të Egjiptit, Abdelfettah es-Sisi me Kancelarën gjermane, Angela Merkel në Berlin, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, liderët organizuan një konferencë për shtyp.

Incidenti i jetuar gjatë konferencës përveç Sisit habiti edhe Kancelaren Merkel.

Një vajzë e re që ndodhej në mesin e gazetarëve, hodhi slogane kundër Presidentit të Egjiptit duke e cilësuar si “vrasës” dhe “fashist”.

Vajza ndaj Sisit brohoriti duke thënë “Ti je një vrasës, një nazist dhe një fashist. Rroftë Egjipti”.

Më pas në prononcimin e saj për gazetën gjermane “Der Spiegel”, vajza tha se studion medicinën në qytetin Mainz, por në Berlin ka ardhur enkas për të protestuar kundër Sisit.

Ndërkohë edhe gjatë takimit të presidentit egjiptian me presidentin e Gjermanisë Joachim Gauck, para godinës ku mbahej takimi u organizua një protestë.

Grupi, i cili në duar mbante pankarta me mbishkrime “Ndal dënimet me vdekje” dhe “Jo puçit ushtarak”, hodhi slogane kundër Sisit duke thënë “Sisi vrasës i fëmijëve”.

Ndërkaq pankartat me fotografit e Sisit me mustaqe të Hitlerit u konfiskuan nga ana e policisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme