Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

SHBA-ja dënon miratimin e ligjit rus për OJQ-të e huaja

Uashingtoni u shpreh shumë i shqetësuar nga miratimi i presidentit rus, Vladimir Putin të një ligji që ju mundëson autoriteteve ruse të ndalojnë organizatat jo-qeveritare të huaja të konsideruara si të padëshirueshme.

SHBA-ja dënon miratimin e ligjit rus për OJQ-të e huaja

“Ne i trëmbemi faktit se ky legjislacion i ri limiton akoma më shumë punën e shoqërive civile në Rusi”, deklaroi në një komunikatë zëvendëszëdhënësja e departamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf.

Sipas saj ky ligj është një shembull tjetër i rritjes së shtypjes së zërave të pavarur nga qeveria ruse si dhe masë e qëllimshme për të izoluar popullin rus në pjesën tjetër të botës.

Kremlini theksoi dje se ligji parashikon që aktiviteti i një organizate jo qeveritare të huaj apo ndërkombëtare, që përbën një kërcënim për themelet kushtetuese të Federatës së Rusisë, për kapacitetin e mbrojtjes së vendit apo qeverisë, mund të jetë i padëshirueshëm.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme