Parlamenti i Algjerisë reagon ndaj dënimit me vdekje për Morsin

Forcat politike opozitare në Parlamentin e Algjerisë kanë bërë thirrje që vendi i tyre të vihet në lëvizje kundër “shkeljeve në Egjipt”.

Parlamenti i Algjerisë reagon ndaj dënimit me vdekje për Morsin

Në një komunikatë të nënshkruar nga 53 deputetë përfaqësues të 5 partive opozitare në Parlamentin e Algjerisë, shpaloset një reagim i fuqishëm ndaj vendimit të Gjyqësorit egjiptian për dënim me vdekje të 122 personave në Egjipt, mes të cilëve renditet edhe Presidenti Muhammed Morsi, i zgjedhur me votën e lirë të popullit dhe i larguar me grusht shteti nga junta ushtarake e Sisit.

“Ftojmë diplomacinë algjeriane që të veprojë dhe të reagojë ndaj situatës së rrezikshme në Egjipt dhe pasojave të mundshme të saj. Nga ana tjetër, i bëjmë thirrje Gjyqësorit egjiptian që të jetë i drejtë, i pavarur dhe të mos dëmtojë reputacionin duke marrë vendime politike”, theksohet ndër të tjera në komunikatën e sipërcituar, që mban firmën e 53 parlamentarëve algjerianë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme