EUNAVFOR, misioni i BE-së kundër klandestinëve

Ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të Bashkimit Evropian në takimin e fundit kanë miratuar fillimin e operacioneve ushtarake në Mesdhe kundër trafikantëve të qenieve njerëzore.

EUNAVFOR, misioni i BE-së kundër klandestinëve

Operacionet e emërtuara "EUNAVFOR Med" do të drejtohen nga italiani Enrico Credendino dhe do të koordinohen dhe drejtohen në Romë.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme, Federica Mogherini, theksoi se operacionet do të fillojnë menjëherë në tre faza, që përfshijnë mbledhjen e informacioneve, zbulimin e anijeve të trafikantëve të qenieve njerëzore dhe asgjësimin e anijeve.

Mogherini, ka pohuar më tej se shpresojnë që operacioni të nisë pas samitit të liderëve të BE-së që do të mbahet në qershor dhe marrjen e autorizimit nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së për të zbatuar të gjitha fazat e operacionit duke përfshirë edhe shkatërrimin e anijeve.

Ajo ka shpjeguar se BE-ja në lidhje me këtë operacion është në kontakt edhe me autoritetet libiane dhe u shpreh se: “Në lidhje me operacionin janë në kërkim të partneritetit. BE-ja ka një përgjegjësi që duhet të ndërmarrë, por ka edhe një përgjegjësi që duhet të ndërmarrë edhe Libia", shtoi shefja e diplomacisë evropiane.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm dhe të Mborjes të BE-së, tha se në rast të një kërkese ata janë të gatshëm të ofrojnë ndihmën e tyre për operacionin.

Ndërsa Italia, Franca, Britani, Gjermania dhe Spanja në operacionin e këtij viti, i cili do të ketë një buxhet prej 11.8 milionë euro, kanë njoftuar muajin e kaluar se do të mbështesin këtë operacion me anijet e tyre luftarake.

Në mënyrë që operacioni “EUNAVFOR Med” të funksionojë në mënyrën e duhur për konfiskimin e anijeve në ujërat libiane, projekt-rezoluta e propozuar nga Britania, Franca, Spanja dhe Lituania në kuadër të kapitullit të 7 të sanksioneve të marrëveshjes së OKB-së më parë duhet të kalojë në KS-OKB.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme