Afganistan: 60 militantë të vrarë në operacionet kundër Talebani

Njoftohet se në operacionet e ndërmarra ndaj talebanëve nga forcat e ushtrisë në disa qytete të Afganistanit janë vrarë 60 militantë dhe janë plagosur 38 të tjerë.

Afganistan: 60 militantë të vrarë në operacionet kundër Talebani

Në operacionet e ndërmarra ndaj talebanëve nga forcat e ushtrisë në disa qytete të Afganistanit janë vrarë 60 militantë dhe janë plagosur 38 të tjerë.

Në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Brendshme të Afganistanit theksohet se "në operacionet e 24 orëve të fundit të ndërmarra ndaj talebanëve nga forcat e ushtrisë në provincat Kunduz, Laghman, Baglan, Tahar, Kunduz, Farjab, Badahshan, Sar-i Pul, Xhevizxhan, Farah, Helmand dhe Nimroz u vranë 60 militantë dhe u plagosën 38 të tjerë"

Në deklaratë gjithashtu është theksuar se janë asgjësuar bombat e vendosura në anë të rrugës në provincat Dajkundi, Kandahar, Vardak, Gazne, Host dhe Paktika.

Ndërsa në një deklaratë të bërë nga zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Muxhahit në lidhje me konfliktet në fjalë është pretenduar se në rajonet Munxhagak dhe Mardijan të Xhevizhan është rrëzuar një helikopter, janë shkatërruar 4 tanke dhe janë vrarë 17 ushtarë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme