Gjermani: Masat e qeverisë ndaj racizmit janë të pamjaftueshme

Pas arrestimit të katër personave të dyshuar për projektimin e atentateve kundër myslimanëve në Gjermani, janë përshkallëzuar edhe diskutimet për racizmin në këtë vend.

267286
Gjermani: Masat e qeverisë ndaj racizmit janë të pamjaftueshme

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut, kritikuan qeverinë se nuk merr masat e duhura ndaj racizmit.

Instituti i të Drejtave të Njeriut në Gjermani, duke tërhequr vëmendjen se shoqëria ksenofobe ka filluar të përhapet në disa rajone të vendit, bën të ditur se qeveria nuk merr masat e mjaftueshme që nevojiten kundër racizmit.

Ky institut deklaroi se pavarësisht se policia ka marrë masa pas zjarrëvënies së disa ndërtesave ku qëndronin të strehuarit, nuk ka bërë reformat e duhura kundër këtij fenomeni.

Një pikë tjetër e këtij instituti është mos bërja e ndryshimeve, edhe pse në gjyqin kundër organizatës ultranacionaliste NSU, për vrasjen e 10 të huajve ndër të cilët 8 ishin turq, doli në shesh se policia dhe njësitë e sigurisë kishin bërë neglizhenca.

Qeveria gjermane në konferencën e OKB-së në Gjenevë kishte premtuar se do të rriste masat në luftën kundër racizmit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme