Lavrov i habitur me lobimin e Austrisë për heqjen e sanksioneve

Sergej Lavrov pretendon se nuk ka pritur që Austria do të lobojë dhe të kërkojë zbutjen e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë

Lavrov i habitur me lobimin e Austrisë për heqjen e sanksioneve

Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov pretendon se nuk ka pritur që Austria do të lobojë dhe të kërkojë zbutjen e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë.

Lavrov u takua në Moskë me Ministrin austriak të Punëve të Jashtme, Sebastian Kurtz, ku temat kryesore të takimit ishin masat e nevojshme për rigjallërimin e tregtisë dypalëshe dhe organizimi i programit të shënimit të 70-vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore.

Të dyja palët kanë rënë dakord për domosdoshmërinë e krijimit të një dialogu pozitiv në relacion Bashkimi Evropian - Rusi, si dhe në lidhje me mbështetjen e intensifikimit të marrëdhënieve ekonomike.

Në takim gjithashtu është shprehur mendimi i njëjtë në lidhje me zgjidhjen e krizës ukrainase e cila është e mundur, siç është theksuar, vetëm në mënyrë paqësore, ndërsa që pjesa më kryesore e kësaj zgjidhje ishte Marrëveshja paqësore e arritur në Minsk.

Ministri i Jashtëm rus Lavrov ka thënë se nuk ka pritur që pikërisht Austria do të iniciojë lobimin dhe të kërkojë zbutjen e sanksioneve evropiane ndaj Moskës.

Duke theksuar se Rusia nuk është palë në konfliktet në Ukrainë, Lavrov tha në lidhje me këtë se, është e gabuar që Rusisë ti vishet përgjegjësi implementimi i Marrëveshjes nga Minsku.

Nga ana tjetër shefi i diplomacisë austriake Kurtz vuri në dukje se kriza në Ukrainë ka lënë një shenjë të thellë në marrëdhëniet ndërmjet BE-së dhe Rusisë, dhe shtoi se Marrëveshja paqësore e arritur në Minsk është një mundësi e mirë për të gjithë.

Duke vënë në theks se sanksionet nuk janë qëllimi në vetvete, Kurtz tha se ato janë një lloj reagimi ndaj aneksimit rus të Krimesë dhe mesazh i Bashkimit Evropian se është e interesuar për zgjidhje paqësore të krizës në Ukrainë.

Ministri i ri austriak Kurz ka shprehur shpresën se kriza ukrainase do të zgjidhet së shpejti dhe se gjatë kryesimit të OSBE-së nga Austria në vitin 2017 kjo temë nuk do të jetë në agjendën e kësaj organizate.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme