Merkel në Dachau për 70-vjetorin e çlirimit të kampit famëkeq

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe ish-të burgosur të kampit famëkeq të përqendrimit të Dachaut, u takuan sot për të përkujtuar 70-vjetorin e çlirimit të tij

Merkel në Dachau për 70-vjetorin e çlirimit të kampit famëkeq

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe ish-të burgosur të kampit famëkeq të përqendrimit të Dachaut, u takuan sot për të përkujtuar 70-vjetorin e çlirimit të tij.

Gjatë 12 muajve të përkujtimit të barbarizmave naziste kjo është e vetmja herë ku kancelarja gjermane do të marrë pjesë në një ceremoni që zhvillohet në një kamp të përqendrimit, shtuar këtu edhe faktin se mosha e shtyrë e ish-të burgosurve nuk mund të lejojë pjesëmarrjen në të gjitha këto ceremoni.

Angela Merkel pritet të flasë përpara një prej krematoriumeve që kishte kampi i lokalizuar 17 kilometra në veriperëndim të Mynihut, i krijuar nga nazistët në vitin 1933.

Në ceremoni janë rreth 130 të mbijetuar, të cilët do të hyjnë në kamp nga dera ku shkruhej motoja naziste “Arbeit macht frei” (“Puna të bën të lirë”).

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme