Gjendje e jashtëzakonshme në Baltimore

Në Baltimore të SHBA-së nuk sosin protestat pas ceremonisë mortore për afro-amerikanin Freddie Gray i cili humbi jetën gjatë marrjes në pyetje 1 javë pasi u ndalua nga policia në 12 prill.

Gjendje e jashtëzakonshme në Baltimore

Në ceremoninë e varrimit të Gray, pati incidente të shumta. Në këtë ceremoni morën pjesë mijëra njerëz.

Ndërkohë që në kishën ku zhvillohej ceremonia mbizotëronte heshtja, rrugët ishin të trazuara dominonte mllefi dhe urrejtja. .

Mijëra njerëz protestuan dhunën e policisë.

Protestat u kthyen në përleshje kur policia ndërhyri ndaj protestuesve. Në ngjarje u plagosën 7 policë dhe u arrestuan shumë protestues.

Ndërkohë pati edhe shumë dëme materiale. Shtëpitë dhe makinat në rrugët ku u zhvilluan protestat patën shumë dëmtime.

Pas këtyre ngjarjeve, në Baltimore u shpall gjendje e jashtëzakonshme. Në rajon u dislokua Njësia e Gardës Kombëtare.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme