Kiev–Ish-shefi i shërbimit sekret akuzohet për financimin e rebe

Shërbimi sekret ukrainas (SBU) akuzon ish-shefin e tij, Oleksandr Jakimenko, se ka financuar separatistët e Donbasit, madje duke i furnizuar ata edhe me armë.

Kiev–Ish-shefi i shërbimit sekret akuzohet për financimin e rebe

Shërbimi sekret ukrainas (SBU) akuzon ish-shefin e tij, Oleksandr Jakimenko, i cili ishte në krye të këtij shërbimi përgjatë vitit të fundit në pushtet të ish-presidentit filorus, Viktor Janukoviç, se ka financuar separatistët e Donbasit, madje duke i furnizuar ata edhe me armë, deklaroi shefi aktual i SBU-së, Vasil Vovk.

”Ka dyshime të forta se ish-shefi i SBU-së, Oleksandr Jakimenko ka financuar terrorizmin dhe ka furnizuar me materiale terroristët, veçanërisht armë”, theksoi Vovk.

”Qindra armë automatike dhe mijëra fishekë janë dërguar në një zonë pranë detit Azov, në maj të vitit të kaluar”, shtoi ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme