Ministeriali Ukrainë-Rusi-Francë-Gjermani, të hënën në Berlin

Ministrat e Jashtëm të Ukrainës, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë do të takohen të hënën në Berlin për të ekzaminuar zbatimin e marrëveshjeve të paqes së Minskut, të muajit shkurt, për krizën ukrainase, deklaroi të mërkurën kryediplomati francez, Laurent Fabius.

231855
Ministeriali Ukrainë-Rusi-Francë-Gjermani, të hënën në Berlin

"Pas një takimi të hënën paradite në Barcelonë, në mbrëmje do të jem në Berlin", deklaroi Fabius.

Zyra e tij e shtypit saktësoi se do të jetë takim i formatit të ashtuquajtur "Normandi".

Ky format aludon për takimin e parë mes këtyre shteteve (Ukrainë-Rusi-Francë-Gjermani), që u bë më 6 qershor 2014 për të përkujtuar Zbarkimin në Normandi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme