OKB e shqetësuar nga rritja e rekrutimit të luftëtarëve nga DAES

Komiteti për monitorimin e zbatimit të sanksioneve kundër Al-Kaidës publikoi raportin ku thuhet se është rritur serioizisht numri i luftëtarëve të rekrutuar nga DAESH

OKB e shqetësuar nga rritja e rekrutimit të luftëtarëve nga DAES

Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara bazuar në rezultatet e kërkimit në nëntë muajve të fundit, bëri të ditur se numri i luftëtarëve të huaj në radhët e DAESH-it është rritur me 71 përqind dhe tani arrin në gati 25.000.

Në raportin e paraqitur Këshillit të Sigurimit të OKB-ës shkruan se 25.000 luftëtarë nga 100 vende të ndryshme, luftojnë në anën e Al-Kaidas dhe DAESH-it. Prej tyre 20.000 u janë bashkuar rradhëve të kësaj të fundit, ndërsa disa luftojnë edhe në anën e Al-Nusras, ndërkohë 20.000 prej tyre janë rekrutuar në Siri dhe Irak.

Komiteti për monitorimin e zbatimit të sanksioneve kundër Al-Kaidës ka paralajmëruar OKB-në për të marrë masat më efektive në mënyrë që DAESH-i dhe organizata tjera terroriste së bashku me persona potencialisht të dyshuar për radikalizëm të ndalen, rrjetet organizative të zbulohen dhe shkatërrohen para se të ndodhë përhapja e tyre edhe në zona të tjera.

Në raport thuhet se numri i pjesëtarëve të DAESH-it nga Afganistani është rreth 6.500 njerëz, pasojnë ata nga Jemeni, Libia dhe Pakistani. Por, është gjithnjë më i madh numri i atyre që vijnë nga veriu i Afrikës por edhe nga Filipinet.

Raporti thekson gjithashtu se është rritur numri i luftëtarëve të rekrutuar nga Tunizia, Franca dhe Rusia. Sipas informatave të marra, janë të njohura vetëm 10 përqind të informatave të nevojshme për identitetin e luftëtarëve, dhe Komiteti u bëri thirrje vendeve për bashkëpunim.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme