Jemen – Shpërthim në një fabrikë qumështi, 37 të vdekur

Të paktën 37 persona u vranë dhe 80 të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi në një fabrikë qumështi në Hudeida, në perëndim të Jemenit, deklaroi sot guvernatori i kësaj province.

Jemen – Shpërthim në një fabrikë qumështi, 37 të vdekur

"Bëhet fjalë për 37 të vdekur dhe 80 të plagosur mes punonjësve", deklaroi guvernatori Hassan Ahmed al-Haii, pa saktësuar nëse kjo fabrikë u prek nga një sulm i koalicionit të drejtuar nga Arabia Saudite, apo të shtënat e rebelëve huthi.

Drejtori i shërbimeve shëndetsore të zonës, Abdel Rahman Jarallah, theksoi më herët se të paktën 35 persona kanë vdekur dhe dhjetera të tjerë janë plagosur.

"Një pjesë e ndërtesës u shkatërrua plotësisht nga shpërthimi, megjithatë vazhdojnë kërkimet për gjetjen e viktimave të tjera të mundshme", theksoi ai në një komunikatë për median zyrtare të Jemenit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme