Qipro - Ngjallen shpresat për rifillimin e negociatave

Me përfundimin e përplasjes së anijeve eksploruese Këshilltari i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Qipron, Espen Barth Eide ka marrë vendim për të vizituar ishullin më 6 prill.

Qipro - Ngjallen shpresat për rifillimin e negociatave

Ka marrë fund sfida e anijeve, një nga pengesat më të mëdha të negociatave në Qipro.

Të dyja palët, si ajo turke, edhe ajo grekoqipriote i kanë tërhequr anijet eksploruese.

Zhvillimi bëri që të përshpejtohet edhe trafiku diplomatik.

Këshilltari i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Qipron, Espen Barth Eide më 6 prill do të vizitojë ishullin.

Pas tërheqjes nga zona e kërkimeve të anijes "Saipem 10.000", e cila bënte në det punime eksploruese në emër të Qipros greke, u kthye në Turqi edhe anija e kërkimeve sizmike “Barbaros”.

Pas këtij zhvillimi, i cili është vlerësuar si eliminimi i pengesës më të madhe qe mbante të bllokuara negociatat në ishull, Espen Barth Eide (Ajde) ka vendosur që në 6 prill të shkojë në Qipro.

Ajde në ishull do të qëndrojë deri më 8 prill, dhe në takimet që do të ketë me liderët e Qipros do të ndjekë “treguesit inkurajues” që do të bënin të mundur rifillimin e negociatave.

Më 7 prill Këshilltari i Posaçëm Ajde (Eide) do të pritet në takim nga Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Dervish Erollu (Derviş Eroğlu). Gjatë qëndrimit në ishull, krahas liderëve Ajde do të takohet edhe me negociatorët e palëve.

Njoftohet se në takimet me liderët Ajde do të bisedojë mbi mundësinë e rifillimit të negociatave këtë pranverë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme