Ish e dashura e pilotit Lubitz prononcohet për gazetën "Bild"

Ish e dashura ka thënë se Lubitz kishte nevojë për më shumë dashuri në jetën e tij private

Ish e dashura e pilotit Lubitz prononcohet për gazetën "Bild"

Ish e dashura e ndihmës pilotit 27 vjeçar, Andreas Lubitz i cili ishte piloti që po drejtonte avionin e “Germanwings” të kompanisë ajrore gjermane “Lufthansa” dhe që u rrëzua në jug të Francës, ka shprehur se në periudhën që ata kanë qenë bashkë Lubitz i ka shprehur asaj se "Një ditë do të bëj një gjë të tillë që do të ndryshojë të gjithë sistemin, gjithkush do të dijë emrin tim dhe do të më kujtojnë mua".

Ish e dashura e ndihmës pilotit ka folur për gazetën gjermane “Bild” ku ka theksuar se Lubitz ishte një person që kishte nevojë për shumë dashuri në jetën private. Ish e dashura e pilotit, e cila është hostes dhe që nuk dëshiroi të japë emrin e saj thekson gjithashtu se kanë patur fluturime të përbashkëta me ndihmës pilotin.

Ish e dashura e ndihmës pilotit shprehet se kur mësoi për aksidentin i kanë ardhur në mendje thëniet e Lubitz dhe shpreh më tej se "atëherë nuk e kuptova se çfarë donte të shprehte, por tani duket më e kuptueshme".

Pas një pyetjeje se pse ishte ndarë nga i dashuri hostesja përgjigjet duke shprehur se "Pasi u bë e qartë se ai kishte probleme u ndava nga ai. Filloi të bërtiste papritmas kur bisedonim dhe kisha frikë".

Hostesja dhe ish e dashura e pilotit ka thënë se Lubitz "Nuk fliste shumë rreth sëmundjes së tij por shprehte se për këtë arsye merrte trajtim psikiatrik" pyetjes se përse mund ta ketë rrëzuar avioni ish i dashuri i saj ajo i përgjigjet se "Mund të ketë lidhje se pasi kuptoi se për shkak të problemeve shëndetësore nuk do të ishte në gjendje të realizonte ëndrrën e tij për t'u bërë një pilot i Lufthansas".

Avioni Airbus A320 i “Germanwings” u rrëzua në jug të Francës gjatë fluturimit të tij nga Barcelona në Dyseldorf ditën e martë, ku si pasojë e kësaj humbën jetën 144 pasagjerë dhe 6 persona të ekuipazhit. Autoritetet Franceze deklaruan pas ekzaminimit të audio incizimit të avionit se pas daljes nga kokpiti (kabina) e pilotit kapiten, "avioni u ul qëllimisht" nga piloti ndihmës Lubitz.

Edhe Prokuroria e Dyseldorfit kishte deklaruar se gjatë kontrollit në shtëpinë e Lubitz kanë gjetur raportet e grisura të doktorit, çka tregon se ai ishte munduar të mbante të fshehur sëmundjen e tij nga punëdhënësit dhe të tjerët përreth.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme