Sirianët shpresojnë akoma në fitoren e "revolucionit"

Sirianët e vendosur në Qendrën e strehimit TEKEL, që është ngritur në komunën Yayladag të provincës Hatay, i ruajnë akoma shpresat në fitoren e lëvizjes revolucionare.

Sirianët shpresojnë akoma në fitoren e "revolucionit"

42-vjeçari Suan Sakura nga rajoni Idlib i Sirisë tha për gazetarin e agjencisë AA se familja e tij është nga të para është larguar për shkak të luftës dhe janë të detyruar të vazhdojnë të jetojnë larg vendit të tyre që prej 4 vjetësh. Sakura shprehet se ata që veprojnë e punojnë për krijimin e një sistemi të ri në Siri, kanë qenë të ekspozuar më shumë ndaj sulmeve të qeverisë së Esadit. "Shtëpia jonë u bombardua me avionë. Populli u largua për në Turqi, Jordani dhe Liban. Populli nuk ka se çfarë të bëjë. U shkatërruan shtëpitë, të gjitha sendet. Mizoritë që qeveria i ka bërë popullit të saj, nuk i ka bërë askush. Ka zgjatur shumë por, ne besojmë me shpirt në këtë revolucion dhe shpresojmë të mbyllet me fitore", shton Sakura.

- "Po luftojmë me Iranin"

Ndërsa Abu Halid (69 vjeç), i cili është larguar nga rajonet e Lazkijes dhe është strehuar në Turqi, theksoi se persekutimi dhe mizoria në Siri vazhdon akoma. Halid uron që lufta në Siri të përfundojë dhe të kthehen një ditë në vendin e tij. "Shumë vende në botë, kryesisht Irani mbështet pushtetin e Esadit. Tashmë në kufi po luftojmë me milicët e Iranit. Qeveria, kontrollet në kufi ia ka lënë plotësisht Iranit. Pra po luftojmë me Iranin", sqaron ai.

Halid beson se regjimi i Esadit do të përfundojë dhe falënderon Turqinë dhe Presidentin Rexhep Tajip Erdogan, që u kanë hapur dyert.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme