Merkel mbështet idenë për krijimin e Ushtrisë Evropiane

Në këtë temë shikohet si në një zhvillim afatgjatë dhe mund të jetë si "projekti i të ardhmes"

Merkel mbështet idenë për krijimin e Ushtrisë Evropiane

Raportohet se Kancelarja gjermane Angela Merkel e shikon si hap pozitiv krijimin e "Ushtrisë së Evropës".

Zëvendës zëdhënësja e qeverisë gjermane, Christiane Wirtz, në një konferencë shtypi të mbajtur në shtëpinë federale të shtypit tha se Kancelarja Gjermane është e hapur për krijimin e Ushtrisë Evropiane dhe se e shikon pozitive për të pasur një bashkëpunim më të fuqishëm ushtarak në Evropë.

Wirtz, e cila thekson se ky është një zhvillim afatgjatë dhe mund të jetë si "projekti i të ardhmes" ajo shpreh më tej se kjo çështje nuk mund të lidhet me një kalendar. Ajo deklaroi se çështja mund të vijë në rendin e ditës në Këshillin Evropian.

Edhe Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë, Ingo Gerhartz tha se Ushtria Evropiane duhet të shihet si një qëllim afatgjatë.

Gerhartz, i cili thekson se krijimi i Ushtrisë së Evropës nuk është një mendim i ri ai ka theksuar se në mesin e vendeve evropiane në fusha të ndryshme ka një bashkëpunim ushtarak, ku në kuadër të NATO-s ka edhe një përgjegjësi me vendet evropiane.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, për të zgjidhur krizën në Evropë në një mënyrë më efektive kishte dhënë mendimin për "Ushtrinë Evropiane".

Juncker kishte mbrojtur idenë se Evropa me ushtrinë e saj do të reagonte në një mënyrë më të sigurt kundër kërcënimeve ndaj BE-së dhe anëtarëve ose vendeve fqinje.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme