Policia ruse arreston dy të dyshuar të tjerë për vrasjen Nemtsov

Dy të dyshuar të tjerë janë arrestuan nga policia ruse për vrasjen e opozitarit, Boris Nemtsov, njoftoi sot agjencia ruse e lajmeve, “Ria Novosti”.

Policia ruse arreston dy të dyshuar të tjerë për vrasjen Nemtsov

Kjo e çon në katër numrin e personave të dyshuar për vrasjen e një prej liderëve kryesorë të opozitës ruse, i vrarë më 27 shkurt pranë Kremlinit.

Albert Barahojev, sekretar i Këshillit të Sigurisë në republikën ruse të Ingushetisë, pranë Çeçenisë, deklaroi se policia ingushete kishte arrestuar dy persona lidhur me ngjarjen.

Një prej tyre është vëllai i Anzor Gubaçevit, arrestimi i të cilit së bashku me Zaur Dadajevin u njoftua nga Shërbimi Federal rus i Sigurisë (FSB).


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme