Berlini mirëpret edicionin e 49-të të Panairit të Turizmit

Turqia në panair merr pjesë me 120 kompani turistike.

Berlini mirëpret edicionin e 49-të të Panairit të Turizmit

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Berlin, që është njëri prej panaireve më të mëdha në botë hapi dyert për vizitorë.

 

Turqia me një stendë të hapur mbi një sipërfaqe 3 mijë metra katror, tërheq interesimin e madh të vizitorëve.

 

Edicioni i 49-të i Panairit të Turizmit në Berlin mirëpret 10 mijë kompani të turizmit nga 186 vende të botës.

 

Në këtë panair, ku vendi mysafir është Monglia, Turqia merr pjesë me 120 kompani turistike.

 

Krahas treshes së detit, diellit dhe plazhit, Turqia në këtë panair në planë të parë del edhe me turizmin e shëndetit dhe besimit, ndërkaq ofrohen edhe mundësit e posaçme për të tërhequr turistë të moshës së shtyrë.

 

Sekretari i Ministrisë së Turizmit dhe Kulturës së Turqisë, Ahmet Haluk Dursun tha se Turqinë e kanë vizituar 5 milionë e 250 mijë turist nga Gjermania, ndërsa synojnë që këtë shifër ta rrisin për 5%.

 

Dursun, bëri të ditur se janë duke punuar që të zgjasin edhe më shumë sezonin turistik dhe të zgjerojnë gamën e shërbimeve, ndërsa shtoi se Turqia ofron mundësi të mëdha edhe nga aspekti i turizmit dimërorë dhe atij kulturor.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme