Rusi - Vdekjet e mistershme të opozitarëve të Kremlinit

Aspak i vogël është numri i opozitarëve dhe kritikëve të qeverisë ruse, që kanë vdekur në rrethana të mistershme.

Rusi - Vdekjet e mistershme të opozitarëve të Kremlinit

Më poshtë vijojnë disa prej këtyre vdekjeve misterioze të opozitarëve të qeverisë së Rusisë:

Boris Berezovski - Biznesmen, që i vuri pasuritë në vitet ’90, pas privatizimeve të ndërmarrjeve sovjetike. Largohet në Britaninë e Madhe në vitin 2000 pas zënkës me Presidentin Vladimir Putin. Vdiq i varur në shtëpinë e tij në mars 2013. Gjykata tha se nuk mund të përcaktohet nëse ishte vetëvrarë, apo e kishin vrarë.

Sergei Magnitski - Jurist, që dyshohet se kishte bërë publik evazionin fiskal të kompanive të lidhura me Kremlinin. U burgos në nëntor 2008 me akuzën për evazion fiskal dhe vdiq në burg një vit më vonë. Një hetim tregoi se ishte rrahur keqas, disa orë para vdekjes.

Natalia Estemirova - Aktiviste e njohur e të drejtave të njeriut për çështjet lidhur me Çeçeninë, ku edhe jetonte. Ajo u mor peng nga persona të panjohur dhe u qëllua për vdekje në korrik 2009.

Aleksander Litvinenko - Spiuni rus, i cili u shndërrua në informator i britanikëve, besohet se u helmua në nëntor 2006 në Londër. Vdiq 22 ditë më vonë.

Anna Politkovskaya - Gazetarja investigative u qëllua për vdekje në apartamentin e saj në Moskë, më 7 tetor 2006. Raportoi abuzimet me të drejtat e njeriut në Çeçeni.

Boris Nemtsov - Lideri i opozitës antiPutin dhe ish-zv/kryeministri liberal i epokës së presidencës së Boris Jeltsinit, u vra ndërkohë që ecte në qendër të Moskës. Sipas agjencisë ruse të lajmeve, "TASS", politikani ishte shënjestër e katër plumbave. Nemtsov u godit nga persona, që zbritën nga një makinë, pranë Kremlinit, sipas Yuri Barminit, mik dhe bashkëpunëtor në luftërat politike të tij. Sipas medias, Nemtsov ishte në shoqërinë e një gruaje.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme