Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Oxfam: Rindërtimi i Gazës mund të zgjasë mbi 100 vjet

Catherine Essoyan ka thekuar se heqja e bllokadës e vendosur ndaj Gazës do të mund të përmirësonte jetesën e popullit në rajon

Oxfam: Rindërtimi i Gazës mund të zgjasë mbi 100 vjet

Organizata Ndërkombëtare e Ndihmave Oxfam, njoftoi se pa i dhënë fund Izraeli bllokadës së Gazës rindërtimi i saj mund të zgjasë më shumë se 100 vjet.

Organizata Oxfam, e cila ndodhet me qendër në Britani ka tërhequr vëmendjen se nuk ka asnjë përmirësim në rajon që kur filluan sulmet në korrik të vitit të kaluar të cilët zgjatën 8 javë:

"Pa i dhënë fund Izraeli bllokadës së Gazës, ndërtimi i shtëpive, shkollave dhe qendrave shëndetësore në Gaza mund të zgjasin më shumë se 100 vjet".

"Në Gaza në muajin janar kanë hyrë vetëm 579 kamionë dhe kjo është më pak se numri 795 kamionëve të cilët kanë hyrë një muaj më parë. Pas 6 muajsh pas përfundimit të sulmeve gjendja në Gaza është duke u bërë gjithnjë më e dëshpëruar. Oxfam i bën thirrje që të heqë sa më shpejt bllokadën e vendosur afërsisht që prej 8 vitesh ndaj Gazës. Afërsisht 100 mijë persona ku më tepër se gjysma e tyre janë fëmijë strehohen në strehimore, në vende të përkohshme ose pranë të afërmeve të tyre. Dhjetëra mijëra familje jetojnë akoma në shtëpitë e dëmtuara".

Një nga drejtueset e Oxfam, Catherine Essoyan e cila ka shprehur qëndrimet e saj, ka thekuar se heqja e bllokadës e vendosur ndaj Gazës do të mund të përmirësonte jetesën e popullit në rajon:

"Familjet që prej 6 muajsh jetojnë në shtëpi pa çati, pa mure dhe pa dritare. Në shumicën prej tyre vetëm 6 orë kanë energji elektrike dhe se nuk kanë ujë. Populli Gazës është në një periudhë që ka nevojë për bashkësinë ndërkombëtare. Dështimi i bashkësisë ndërkombëtare përsëri është në një gjendje krejtësisht për të ardhur keq".

Si pasojë e bllokadës së Izraelit ndaj Gazës dhe sulmit të nisur vitin e kaluar më 7 korrik kanë humbur jetën 2 159 persona, më tepër se 11 mijë janë plagosur dhe mijëra ndërtesa janë rrënuar ose janë dëmtuar.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme