Afganistan – 229 të vdekur nga stuhitë e dëborës

Njoftohet se ka shkuar në 229 numri i të vdekurve pas stuhive të dëborës që ka përfshirë Afganistanin, shoqëruar edhe me orteqe të shumta.

Afganistan – 229 të vdekur nga stuhitë e dëborës

“Vetëm në provincën e Panjshirit kanë vdekur të paktën 180 persona. Shumë persona janë të bllokuar nga dëbora”, deklaroi Muhammed Aslam Sayas, zëvendësdrejtor i Autoritetit Kombëtar Afgan për Menaxhimin e Fatkeqësive.

“Të tjerët kanë vdekur në provinca, përfshirë Badakshanin dhe Bamiyanin”, shtoi ai.

”Kemi organizuar 300 veta për të marrë pjesë në shpëtimin e personave të përfshirë nga ortekët, por nuk kemi pajisjet e nevojshme”, theksoi ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme