Gjermani – Azerët protestojnë për masakrën Hocali

Masakra e Hoxhali është protestuar në 23-vjetorin e saj edhe në Gjermani në një tubim, ku azerët u mblodhën me flamurin turk dhe azer në duar dhe iu drejtuan me parulla Evropës dhe botës.

236331
Gjermani – Azerët protestojnë për masakrën Hocali

Protesta u mbajt para katedrales historike të Këlnit në Gjermani dhe u përkujtuan 616 azerët e masakruar barbarisht 23 vite më parë.

Krahas flamurit turk dhe atij azer manifestuesit mbanin në duar edhe pankarta me mbishkrime që protestonin masakrën armene. Pjesëmarrësit në tubim iu drejtuan botës me parulla.

Protestuesit kërkuan që Armenia të tërhiqet sa më parë nga tokat e Azerbajxhanit që mban të pushtuara.

Faik Memedov nga Shoqata e Civilizimit Gjerman-Azer “Bielefeld” thotë:
“Arsyeja përse jemi mbledhur këtu sot është të ngremë zërin ndaj të gjithë Evropës dhe botës. Presidenti i sotëm i Armenisë, në atë ditë të zezë ka qenë ministër i mbrojtjes. Ai është një kriminel që i ka zhytur duart në gjak. Fatkeqësisht sot ai është një president që drejton shtetin armen. Dhe Bashkimi Evropë po hesht përballë kësaj”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme