Fabius: Boko Haram nuk ka lidhje me fenë

Ministri i Jashtëm francez thekson se Franca është në krah Çadit, Kamerunit dhe Nigerit në luftën e tyre kundër organizatës terroriste Boko Haram.

Fabius: Boko Haram nuk ka lidhje me fenë

Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius, i ka cilësuar militantët e organizatës terroriste Boko Haram si "kriminelë që nuk kanë lidhje me fenë".

Fabius në kuadër të përpjekjeve dhe luftës kundër organizatës terroriste Boko Haram pas vizitës në Çad dhe Kamerun ai ka zhvilluar edhe një vizitë në Niger.

Fabius në një konferencë të përbashkët me Ministrin e Jashtëm të Nigerit, Bazum Muhamed theksoi se: "Boko Haram është një organizatë shumë e rrezikshme dhe militantët e saj janë kriminelë që nuk kanë asnjë lidhje me fenë".

Fabius gjithashtu ka theksuar se kjo organizatë tërheq të rinjtë afër saj dhe ka bërë thirrje që të merren urgjentisht më shumë masa ndaj këtij fenomeni. Ai ka pohuar se në luftën kundër kësaj organizate, Nigeri, Çadi dhe Kameruni kanë treguar një trimëri të madhe dhe ka tërhequr vëmendjen se kjo përpjekje e tyre duhet të vlerësohet nga bashkësia ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm francez thekson se Franca është në krah të këtyre 3 vendeve dhe si anëtare e KS të OKB-së iu jep mbështetje të plotë kërkesave të Unionit Afrikan në luftën kundër Boko Haram.

Ndërsa Ministri i Jashtëm i Nigerit, Mohamed Bazum ka theksuar se në kuadër të luftës kundër organizatës Boko Haram tani për tani nuk janë dërguar trupa ushtarake në Nigeri. Muhamed gjithashtu vuri në dukje se Nigeri ka një qëndrim të sajin në lidhje për mbrojtjen. Muhamed me tej ka shtuar se në Nigeri nuk gjenden ushtarë, por nëse do të jetë e nevojshme mund të dërgojë trupat në këtë vend.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme