Amerika mban përgjegjëse Moskën për shkeljen e armëpushimit

Ndërkohë që në Ukrainë vazhdojnë përleshjet pavarësisht armëpushimit, marrëdhëniet ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë përjetojnë ditët më të vështira që nga Lufta e Ftohtë.

Amerika mban përgjegjëse Moskën për shkeljen e armëpushimit

Ukraina, nga njëra anë vë në jetë pikat e marrëveshjes së armëpushimit, nga ana tjetër e shkel atë.

Në qytetin Zholobok(zulubuk) u realizua shkëmbi i ushtarëve që gjendeshin në duart e ushtrisë ukrainase dhe ata që gjendeshin në duart e prorusëve.

Në kuadër të shkëmbimit, në shkëmbim të 139 ushtarëve ukrainas u dorëzuan 52 separatistë.

Ndërkaq palët akuzojnë njëra tjetrën për shkeljen e armëpushimit. Ushtria ukrainase deklaroi se në shkeljet e fundit të armëpushimit u vra një ushtar ukrainas dhe u plagosën 40 të tjerë.

Ndërsa prorusët, kanë filluar të dislokohen në qytetin strategjik Mariupol.

Shkelja e armëpushimit ka shqetësuar edhe shoqërinë ndërkombëtare. OSBE-ja bëri thirrje për një iniciativë më të fuqishme për tërheqjen e armëve të rënda.

Kurse kritika më e ashpër deri më tani për Moskën, erdhi nga zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit Jen Psaki, e cila u shpreh se prorusët, duke shkelur armëpushimin, i bën gropën diplomacisë ndërkombëtare dhe rendit global.

Ndërkaq, zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko dhe Kryeministrin Arseniy Yatsenyuk, ku dënoi sulmet e prorusëve.

Ai deklaroi se prorusët, mbështeten drejtpërsëdrejti nga ana e ushtarëve rusë dhe kjo është një shkelje e hapur e marrëveshjeve.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme