Gjermani – Ekstremistët kryejnë 10 541 krime në 2014

Sipas burimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme gjermane sulmet që janë kryer nga ekstremistët e djathtë kundër kampeve të refugjatëve gjatë vitit 2014 janë 3 herë më të larta në numër krahasuar me ato të vitit 2013.

218535
Gjermani – Ekstremistët kryejnë 10 541 krime në 2014

Mësohet se sulmet me objektiv kampet e refugjatëve në Gjermani të ndodhura në vitin 2014 në krahasim me 2013 kanë shënuar një rritje 3 herë më shumë, ku numri i rasteve ka vajtur në 150.

Ministria e Brendshme e Gjermanisë në përgjigje të pyetjeve të parlamentareve, konkretisht nga Zv.Kryetarja e Bundestagut të partisë së majtë "Petra Pau” në lidhje me krimet e kryera nga të djathtët ekstremë ka theksuar se vitin e kaluar janë kryer 10 541 krime nga të djathtët ekstremë, ndërsa 496 prej tyre kanë qenë me natyrë sulmi. Ministria ka theksuar se në këto sulme janë plagosur 431 persona.

Gjithashtu është theksuar se në lidhje me krimet e kryera nga 5 056 të dyshuar janë ndaluar përkohësisht 96 prej tyre dhe 5 persona janë arrestuar. Ndërsa sulmet me objektiv kampet e refugjatëve në vend në krahasim me vitin 2013 duke u rritur 3 herë më shumë kanë arritur në 150 raste të tilla.

Krimet e kryera nga të djathtët ekstremë në vitin 2013 janë regjistruar në 11 761 raste. Ndërsa në 574 sulme të organizuara nga të djathtët ekstremë në vitin 2013 janë plagosur 561 persona.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme