Holandë – Thirrjet për zjarrvënie ndaj xhamive objekt hetimi

Prokuroria e Amsterdamit në mbështetje të ankesës së shoqatave myslimane do të iniciojë hetim penal për ata persona që kanë bërë thirrje nëpërmjet internetit për zjarrvënie kundër xhamive në Holandë.

Holandë – Thirrjet për zjarrvënie ndaj xhamive objekt hetimi

Në Holandë do të iniciohet hetim penal për ata persona që kanë bërë thirrje nëpërmjet internetit për zjarrvënie kundër xhamive.

Prokuroria e Amsterdamit, e cila ka vlerësuar ankesën e Organizatave Muslimane në lidhje me komentet e bëra në faqen e Facebook-ut, që siç pretendohet llogaria në fjalë i përket mbështetësve të (PVV) Partisë së djathtë ekstremiste Liria, ka njoftuar se që të 12-të komentet janë objekt i masave penale.

Prokuroria thekson se disa nga komentet janë me përmbajtje dhe thirrje për ushtrimi dhune ndaj myslimanëve. Prokuroria holandeze ka pretenduar më tej se policia po përpiqet për identifikimin e personave që kanë shkruar këto komente.

Disa persona, të cilët kanë komentuar poshtë një lajmi të postuar në Facebook në lidhje me zjarrvënien ndaj xhamive në qytete të ndryshme të Suedisë në fillim të këtij muaji, kishin kërkuar që sulme të ngjashme të bëhen edhe në Holandë.

Për këtë arsye disa organizata myslimane kanë paraqitur një procedim (kërkesë) për ndjekje penale për komentet, të cilat më pas u fshinë në faqen e Facebook-ut, e cila pretendohet se u përket mbështetësve të PVV-së, Partisë së djathtë ekstremiste “Liria”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme