Ende enigmë fati i 2 pengjeve japoneze në duart e ISIS

Në një komunikatë lëshuar të martën Qeveria japoneze kishte konfirmuar ekzistencën e një video online, në të cilën militantët e ISIS shfaqen duke kërcënuar me vdekje dy pengjet nëse qeveria brenda 72 orëve nuk paguante një shpërblim prej 200 milion $

Ende enigmë fati i 2 pengjeve japoneze në duart e ISIS

Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga përfundimi i afatit të vënë nga ISIS për qeverinë japoneze për të paguar 200 milion dollarë për lirim e dy pengjeve japonezë, fati i tyre vazhdon të mbetet një mister.

Misteri shtohet akoma më shumë, duke qenë se në rrjetet online akoma nuk është konstatuar ndonjë video e ekzekutimit të tyre apo e zhvendosjes në ndonjë vend tjetër. Në ekzekutimet e mëparshme militantët e ISIS; hidhnin në faqe të ndryshme online video lidhur me ekzekutimeve e tyre, por duke qenë se autoritet dhe mediat nuk kanë konstatuar asnjë video të tillë, mbeten të panjohura rrethanat e tjera të vendndodhjes së dy pengjeve japonezë.

E përditshmja japoneze “Yomiuri Shimbun” njoftoi të shtunën se një diplomat i lartë japonez kishte pohuar se situata mbetet e tensionuar pas kalimit të afatit të vendosur nga militantët e ISIS për dhënien e 200 milion dollarëve. Diplomati Yasuhide Nakayama ka deklaruar se janë të fokusuar në mbledhjen e informacioneve për fatin e dy japonezeve, Kenji Goto dhe Haruna Yukaëa.

Qeveria japoneze e kishte konfirmuar të martën ekzistencën e një video online, në të cilën militantët e ISIS kanë kërcënuar me ekzekutimin e pengjeve nëse qeveria brenda 72 orëve nuk paguante një shpërblim prej 200 milion dollarësh. Kujtojmë se nëna e njërit prej pengjeve, në një konferencë për shtyp, mes lotësh u ka kërkuar militantëve të lirojnë djalin e saj, duke pohuar se ai ka vajtur në atë rajon vetëm për qëllime humanitare.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme