Jemen – Sulmohet eskorta e Kryeministrit

Ministrja jemenase e Informacionit, Nadiye es-Sekkaf në një njoftim në median sociale ka pohuar se është hapur zjarr ndaj autokolonës së Kryeministrit Bahhah.

Jemen – Sulmohet eskorta e Kryeministrit

Nga raportimet paraprake njoftohet se ndaj autokolonës së Kryeministrit të Jemenit, Halid Mahfuz Bahhah është ndërmarrë sulm i armatosur nga militantët e organizatës Husi Ensarullah.

Ministrja jemenase e Informacionit, Nadiye es-Sekkaf në një njoftim në median sociale ka pohuar se është hapur zjarr ndaj autokolonës së kryeministrit Bahhah, i cili kishte dalë nga takimi me presidentin Abdurabbu Mansur Hadi dhe këshilltarin Salih es-Sammad.

- Është hapur zjarr edhe ndaj liderëve Husi

Sekkaf, gjithashtu ka deklaruar se edhe një sulm tjetër është ndërmarrë ndaj autokolonës së Këshilltarit të Presidentit Përgjegjës për Husitë dhe ndaj Mehdi el-Meshat, përfaqësuesit të liderit të organizatës Ensarullah, Abdulmelik el-Husi. Është theksuar se nuk ka të vrarë apo të plagosur në sulm.

Sekkaf shprehet se agjencia zyrtare e lajmeve në Jemen SABA dhe televizioni shtetëror është marrë nën kontrollin e militantëve Husi. Ajo thekson gjithashtu se ata që duan mund të ndjekin lajmet dhe njoftimet e qeverisë në televizionin Aden dhe vetë atë personalisht mund ta ndjekin nga adresa e saj në Twiter. Në Jemen në orët e para të mëngjesit mes forcave të sigurisë së presidentit (Gardës) dhe mes militantëve Husi pati konflikte.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme