ISIS-i pretendon rrëzimin e një tjetër avioni të koalicionit

Për herë të dytë brenda javës, ISIS-i njoftoi se kishte rrëzuar një tjetër avion të koalicionit ndërkombëtar nën drejtimin amerikan, që mbështetet edhe nga Rusia e Irani, duke shtuar se kishte arritur të kapte rob edhe pilotin e avionit të sipërcituar.

ISIS-i pretendon rrëzimin e një tjetër avioni të koalicionit

Pas rastit të pilotit jordanez të kapur rob në prag të Krishtlindjeve, në veri të Sirisë, fatin e të cilit e ka mbështjellë misteri, njoftimin e shpërndarë nga një radio e ISIS-it e ka amplifikuar televizioni panarab, "Al-Jazeera".

Rrëzimi i këtij avioni nuk është konfirmuar dhe as përgënjeshtruar as nga qeveria irakiane dhe as nga Komanda Qendrore amerikane, që koordinon sulmet e koalicionit ndërkombëtar.

"Rrëzimi i avionit ndodhi 80 kilometra në veri të Bagdadit, pranë qytetit të Baladit", tha radioja e ISIS-it, me qendër në Mosul.

ISIS-i shton se piloti është kapur rob. Megjithatë, ai nuk jep detaje për operacionin e rrëzimit të avionit, për gjeneralitetet e pilotit, apo për kombësinë e tij.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme