Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Afganistan – Talebanët: Tërheqja e NATO-s, humbje e Aleancës

Talebanët afganë e cilësuan sot fundin e misionit luftarak të NATO-s si "humbje" dhe "zhgënjim" për Aleancën një ditë pas ceremonisë, që shënonte 13 vite ndërhyrje ushtarake në këtë vend.

Afganistan – Talebanët: Tërheqja e NATO-s, humbje e Aleancës

Forcat luftarake të NATO-s ulën flamurin të dielën, duke i lenë vendit misionin "Mbështetje e Vendosur", me 12.500 trupa, për të ndihmuar në stërvitjen e ushtrisë së Afganistanit, që do të fillojë më 1 janar.

"Ne e konsiderojmë këtë etapë si një tregues të qartë për humbjen dhe zhgënjimin e tyre", reaguan talebanët në një komunikatë në anglisht.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre pushtues, si dhe të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare arrogante pësuan një humbje të dukshme në këtë luftë asimetrike", shtuan kryengritësit, duke akuzuar forcat e NATO-s se e kanë dërguar vendin drejt një gjakderdhjeje.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme