Egjipt – Policia arreston 477 anëtarë të Vëllazërisë Myslimane

Forcat egjiptiane të sigurisë kanë arrestuar 477 anëtarë të “Vëllazërisë Myslimane” në operacionet e 12 ditëve të fundit, numri i të arrestuarve është konfirmuar nga Ministria e Brendshme e Egjiptit përmes një deklaratë zyrtare bërë të dielën.

Egjipt – Policia arreston 477 anëtarë të Vëllazërisë Myslimane

Numri i të arrestuarve është konfirmuar nga Ministria e Brendshme e Egjiptit të dielën në një deklaratë zyrtare. "Rreth 477 anëtarë të “Vëllazërisë Myslimane” dhe protestues njëkohësisht janë arrestuar në krahina të ndryshme të vendit," thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme të Egjiptit.

Sipas kësaj deklarate gjatë operacioneve të ditëve të fundit janë sekuestruar edhe një numër i madh i armëve të zjarrit dhe janë konfiskuar dhe mbyllur gjatë bastisjeve 12 dyqane për prodhimin dhe shitjen e armëve. Gjithashtu pjesë e operacioneve kanë qenë edhe anëtarët e grupimeve të ndryshme që merren me trafikimin e armëve.

Që nga rrëzimi vitin e kaluar i presidentit të zgjedhur Muhamed Mursi, qeveria e re e Kajros ka ndërmarrë një fushatë të ashpër kundër disidentëve politikë dhe mbështetësve të “Vëllazërisë Myslimane”. Si pasojë e këtyre politikave, muajt e fundit janë mbajtur protesta të shpeshta jo vetëm në Kajro, por edhe në qytete të tjera të Egjiptit, ku kanë humbur jetën qindra persona dhe mijëra të tjerë mbahen të paraburgosur.

Vitin e kaluar, autoritetet shtetërore egjiptiane e klasifikuan “Vëllazërinë Myslimane” si një organizatë "terroriste", duke e fajësuar atë për një seri sulmesh me pasojë vdekjen ndaj zyrtarëve të sigurisë në vend. Ndërsa “Vëllazëria Myslimane” i ka mohuar vazhdimisht këto akuza, duke pretenduar se ajo është e angazhuar për tubimin paqësor.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme